Jens Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve prishin stabilitetin

Jens Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve prishin stabilitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk e ka parë “dokumentin jozyrtar” lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan për të cilin pretendohet se kryeministri slloven, Janez Jansha ia ka dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Stoltenberg pas takimit që zhvilloi në selinë e NATO-s në Bruksel me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se i ka parë lajmet lidhur me dokumentin jozyrtar (non paper).

“Nuk mund të komentoj rreth një dokumenti që nuk e kam parë. Spekulimet rreth ndryshimit të kufijve shkaktojnë pasiguri dhe rrezik për stabilitetin e rajonit. Çdo spekulim në lidhje me këtë është i padobishëm. Për NATO-n e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit dhe të Evropës. NATO mbështet stabilitetin e rajonit në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg, transmeton TCH.

Sipas tij, NATO do të vazhdojë të punojë për stabilitetin me anëtarët dhe partnerët në rajon. “Respektimi i dialogut konstruktiv dhe i kufijve të njohur ndërkombëtarisht është rruga më e mirë për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, theksoi Stoltenberg.

Pendarovski: Idetë lidhur me ndryshimin e kufijve, jashtëzakonisht të rrezikshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka vlerësuar si “jashtëzakonisht të rrezikshme” idetë lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan. Duke rikujtuar bisedimet që ka zhvilluar me vendet e BE-së dhe anëtarët e NATO-s, Pendarovski tha se “Veçanërisht dua të theksoj se askush nuk i mbështet këto lloj dokumentesh. Mosnjohja në mënyrë të hapur në opinionin publik e atyre që kanë shkruar këto është provë se edhe ata vetë kanë turp nga këto mendime”.

“Këto dokumente i formojnë vetëm ata persona të cilët nuk arrijnë të mbështesin as interesat kombëtare të qytetarëve të vendeve të tyre”, tha Pendarovski, i cili shoti se ata që kanë përgatitur dokumentin janë persona që mendojnë se do të vijë mirëqenia kur njerëzit të ndahen në baza etnike. Dokumenti i përgatitur në anglisht me temë “Ballkani Perëndimor – Më tej” thuhet se nuk është qëndrimi zyrtar i Sllovenisë dhe pretendohet se është “një zgjidhje” ndaj problemeve me të cilat përballet ish-Jugosllavia.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close