Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje për të “rrëzuar” Lulzim Bashën

Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje për të “rrëzuar” Lulzim Bashën dhe janë disa emra potencialë që mund të zënë vendin e tij.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati, në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Bushati renditi disa figura që sipas saj, mund t’u besohet drejtimi i PD.

Mes tyre, është edhe emri i kreut të FRD, Belind Këlliçi, që është edhe ndër emrat më të votuar në këto zgjedhje.

“Nuk është çështja të linçohet Lulzim Basha, por nuk bën. Duhet një drejtim i ri, nuk mjafton vetëm dorëheqja e Bashës. Ky është hapi i parë drejt një procesi rithemelimi dhe riformatimi të PD që të krijohet një ekip më i besueshëm për shqiptarët. A mundet që ky drejtues dhe ky ekip të jetë i besueshëm? Ka ardhur një brez tjetër, që ka filozofi tjetër.  S’ka pse ti pritet rruga një brezi sot për të qenë alternativë. Belind Këlliçi mund të ishte një kandidaturë për kryetar shumë i mirë. Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti. Janë figura potenciale që përmes një procesi 6-mujor, jo një emërimi, shkojnë në struktura, flasin me ta, ringrejnë strukturat dhe flasin me shqiptarët. Në demokraci lideri del vetë.”

Nga kryedemokrati Lulzim Basha, Endira Bushati kërkon që të sillet si lider perëndimor dhe të hapë rrugën./vp

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close