Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pritur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel. Ai është pritur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në takim u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Kryeministri shprehu mirënjohje për rolin historik të NATO-s në Kosovë, dhe theksoi se prania e NATO-s është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në vend dhe rajon.

Ai konfirmoi qëllimin dhe aspiratën e hapur të Kosovës për integrim e anëtarësim në NATO, çka do t’i kontribuonte sigurisë së rajonit dhe Evropës, ndërsa falënderoi sekretarin Stoltenberg për ndihmën dhe bashkëpunimin e KFOR-it me institucionet e Republikës së Kosovës në menaxhimin dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close