OKB: Në prill u realizua furnizimi i dytë me vaksina nga COVAX në Shqipëri

Sipas të dhënave nga OKB, Shqipëria ka marrë nga COVAX këtë muaj furnizimin e dytë me vaksina.

“Më shumë se 430 mijë vetë janë vaksinuar në Shqipëri që nga janari e deri tani,” tha  të enjten (29.04) Fahran Haq, zëvendës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Shqipëria do të marrë sasinë e mjaftueshme nga COVAX-i për të vaksinuar 20 përqind të popullsisë deri në fund të këtij viti, tha Haq në konferencën e përditshme të shtypit. COVAX është partnere me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionin Europian. COVAX ka marrë përsipër të furnizojë gjatë këtij viti 2 miliardë vaksina në botë dhe të sigurojë nga donatorët 1,8 miliardë doza të tjer vaksinash. COVAX ka dërguar deri tani vaksina në 100 vende të botës.

Haq tha se ekipi i OKB-së në Shqipëri ka ndihmuar në fushatat bindëse për të nxitur vaksinimin dhe parandaluar përhapjen e COVID-19. Kurse Organizata Botërore e Punës, (ILO) ka mbështetur gratë që janë prekur nga pandemia duke ndihmuar për shembull me para gratë që kanë humbur punën në industrinë e tekstilit.

Fondi për fëmijët i organizatës, UNICEF, ka dhënë mbështetje në sektorin e edukimit duke ndihmuar me platformat online për fëmijët në nevojë. Kurse agjencia për refugjatët, UNHCR ka ndihmuar me ushqime dhe konsultime bashkë me refugjatët edhe të tjerët.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close