OBSH: Europa tani ka më shumë të vaksinuar se raste infektimi

ATSH-DPA/ – Në Europë, është konfirmuar se ka më shumë persona të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sesa që janë infektuar me të, deklaroi OBSH.

“Kanë kaluar 462 ditë që kur janë raportuar infeksionet e para në rajonin europian”, tha sot Drejtori Rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.

“Që atëherë, virusi është zbuluar në 5,5 % të popullsisë së përgjithshme europiane, ndërsa 7 % janë vaksinuar plotësisht”, vlerësoi ai.

Kluge theksoi se për herë të parë në dy muaj, Europa ka regjistruar një rënie të ndjeshme të infeksioneve të reja javën e kaluar, megjithatë ai paralajmëroi se ngarkesat e rasteve mbetën ende jashtëzakonisht të larta.

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infeksioneve është shumë më i lartë se numri zyrtar.

Sipas Kluge, rreth 215 milionë doza vaksinash janë administruar deri më tani në rajon, kurse rreth 16 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close