Rama:“PS humbi 3 mandate me votat e pavlefshme”/ PD të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ka humbjen e 5-të radhazi dhe vijon të njëjtën muzikë

ATSH-/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se “në zgjedhjet e 25 prillit PS ka marrë nga populli shqiptar 74 mandate dhe ne do të ishim sot në 77-78 mandate, po të llogariten edhe votat që janë në kutitë e votimit si të pavlefshme”.

I ftuar në një studio televizive, Rama tha se “shpreson që PD ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi është humbja e 5 radhazi dhe është e njëjta muzikë, është katastrofa e opozitës”.

Rama u ndal te parashikimi i rezultatit zgjedhor gjatë një takimi me banorë të Kuçit në 10 prill, ndërsa theksoi se “ai ishte parashikim i bazuar tek sondazhet tona, krahasimi me sondazhet publike dhe të dhënat mbi territorin”.

“Normalisht, partitë e organizuara nuk gabojnë në parashikimet e tyre të brendshme. Është fare normale që kur flet me liderë ose me përfaqësues të lartë të partive të mirorganizuara si partia jonë të thonë para zgjedhjeve që do shkojmë midis kësaj dhe asaj”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “vlerësimi i sovranit i tejkalon të gjitha ato që mund të jenë vlerësime të individëve, analistëve, grupeve të caktuara”.

“Shembulli i Laçit, ashtu sikurse edhe shembulli i burgjeve vlen shumë për të kuptuar se vota nuk është e lidhur as me ato që konsiderohen benefite të momentit, apo ndonjë industrializim të manipulimit. Kjo është hera e parë absolute që opozita fiton në burgje të caktuara apo në të gjitha burgjet ku ka rezultat normal. Deri në 2017 kur administroheshin nga LSI rezultatet janë me zero dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit llogarite se sa mund të jetë përdorur në territor”, shtoi Rama.

Rama tha se “partitë që kanë humbur, PD dhe LSI, flasin përçart. Mendoj që kush të akuzon për diçka që se ke bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd”.

Kryeministri tha se vetëm nga votat e pavlefshme PS ka humbur 3 mandate. “Janë mijëra vota të pavlefshme në Elbasan ku është votuar numri 12 dhe numri 8, si numri i Taulant Ballës. Në Tiranë po ashtu. Ne e kemi arritur objektivin dhe e kemi tejkaluar objektivin tonë për të thyer tavanin e 800 mijëve. Ne kemi 3 mandate me vota të pavlefshme në kuti”, tha Rama.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close