Aeroporti i Vlorës fluturime direkte me Amerikën

Aeroporti i Vlorës fluturime direkte me Amerikën

ATSH/ Aeroporti i Vlorës me pistën e saj mbi 3 kilometra të gjatë do të presë udhëtime të drejt për drejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama, u ka uruar shqiptarëve mirëmëngjesi, këtë të premte, duke nënvizuar se me investimin e qeverisë në aeroportin e Vlorës do të bëjmë krenar çdo shqiptarë dhe çdo turistë i huaj do të mrekullohet që në momentet e para që do të prekë tokën shqiptare.

“Të gjitha kushtet e Aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë nga New Yorku në Vlorë dhe nga Vlora në New York sepse “Fan Nolin”, ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim ne nga Amerika direkt në Shqipëri”,- tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë ka nënvizuar se në Vlorë do të ndërtohet dhe academia e aviacionit. “Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë akademinë e aviacionit për të prodhuar ekspertët shqiptar deri tek pilotët. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri vizitorëve do të rritet eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do të ndihen edhe më krenar për vendin e tyre, të huajt do të ndihen me të prekur në tokën shqiptare, edhe më të mrekulluar në këtë vend të cilin Zoti ja fali të gjitha…Sot është koha që së bashku ta bëjmë Shqipërinë të mos e ul më kokën, port a ngrejë lart e më lart”,- shprehet Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, deklaroi se “Aeroporti i Vlorës me pistën mbi 3 km që do të akomodoj të gjitha fluturimet do të shënoj hap të ri në aviacionin civil shqiptar, dhe do të shënoj një rritje të jashtëzakonshme ekonomike të për të gjithë Shqipërinë”,- tha ajo.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close