Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Biden premton një plan gjigant investimesh

ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden shënoi 100 ditë në pushtet me një vizitë në Xhorxhia, një shtet elektoral kyç, për promovimin e planeve të investimeve kolosale, që mund të transformojnë vendin, sipas tij.

Duke iu drejtuar mbështetësve të mbledhur në një parking në Duluth, Biden përshëndeti Xhorxhia, që ishte thelbësore për fitoren e tij presidenciale dhe gjithashtu dërgoi dy demokratët, Raphael Warnock dhe Jon Ossoff, në Senat.

Kjo i dha atij një shumicë të ngushtë në Kongres, dhe i mundësoi atij të miratonte një plan gjigant rimëkëmbjeje prej 1,9 miliardë dollarë pak pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe të fillonte planifikimin për investime të tjera gjigante, në infrastrukturë dhe në arsim në mënyrë të veçantë.

“Vota juaj ka ndryshuar botën”, theksoi presidenti amerikan.

“Nuk kam qenë kurrë kaq optimist për Amerikën”, shtoi ai duke iu referuar fjalimit një ditë më parë në Kongres, gjatë të cilit ai theksoi se SHBA-ja ishte e gatshme për t’u ringritur me suksesin e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close