Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Zyra e BE-së në Prishtinë, deklarohet për pagesën e rrymës në veri

Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me shumicë të votave ka miratuar propozimin e Mimoza Kusari – Lilës që t’i ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri.

Ndërkaq lidhur me këtë kishte propozime se rryma në veri të paguhet nga Fondi për Veriun, fond ky i themeluar si pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Lidhur me ketë është deklaruar zyra e BE-së në Prishtinë.

Në përgjigjen dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se mjetet e Fondit të veriut mund të përdoret vetëm për investime për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mirën e popullatës lokale në komunat veriore.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi Grumbullimin e të Ardhurave Doganore, Fondi i Zhvillimit për veriun e Kosovës mund të përdoret vetëm për investime për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mirën e popullatës lokale në komunat veriore. Propozimet e projekteve parashikohet të paraqiten nga katër komunat për shqyrtim nga një bord menaxhues prej tre anëtarësh, i përbërë nga Ministri i Financave, një përfaqësues i komunitetit Serb të Kosovës, dhe kryesuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së”, është thënë në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë për gazetën “Epoka e re”.

Ndërkaq vitin e kaluar Fondi i zhvillimit për veriun kishte në dispozicion 3.5 milionë euro, kurse këtë viti ka mbi 2 milionë euro.

“Vitin e kaluar Fondi i Zhvillimit ndau 3.5 milionë euro për ndërtimin e një qendre kulture në Mitrovicën Veriore. Aktualisht ka mbi 2 milionë euro në dispozicion për financimin e projekteve të reja të investimeve publike në katër komunat veriore”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close