Botohet në gjuhë angleze “The Peja Book”, një vepër me vlera kapitale

Botohet në gjuhë angleze “The Peja Book”, një vepër me vlera kapitale. Grup autorësh, Pejë, botim i DKRS, 2021, faqe 425!

Peja, Lulja e Dukagjinit, është një qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmohet nga monumente të shumta, si gjurmë parahistorike në Grykë të Rugovës, gërmadhat e qytetit dhe fortifikatës antike dardane, manumente të kultit të krishterë dhe musliman, kulla të shumta, shtëpi tipike qytetare dhe fshatare, muze dhe pjesë të Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë së tyre përallore janë shquar edhe në mbrojtën nga sulmet e armikut. Qyteti i Haxhi Zekës, siç quhet ndryshe Peja, vizitohet nga turistë nga e gjithë bota dhe ata mahniten nga bukuria e saj, arkitektura mahnitëse dhe historia interesante-më e famshme është Patrikana e Pejës, e ndërtuar tërësisht prej gurit vendor dhe mjeshtrit vendas ç’prej shekujve IV-VI për të marrë formën e sotmë gjatë shekujve XIII-XIV. Ky monument kulture është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Peja është një udhëzues unik, i destinuar për të gjithë ata që duan të njohin bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike.

Libri në fjalë do t’ju ndihmojë të zbuloni hijeshinë e saj për veten tuaj, me fotografi dhe fjalë që ju drejtojnë nëpër malet piktoreske të shoqruara me një një pamje të qytetit të veçantë i ndarë në dy pjesë në mënyrë të natyrshme nga lumi që ofron jetë jo vetëm qytet por edhe rretheve të qytetit. Pra, kur të shkoni në shtëpi, merrni këtë libër si një kujtim dhe kujtesë të këtij qyteti të jashtëzakonshëm!/Jahja Drancolli

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close