Ushtria gjermane fillon zyrtarisht tërheqjen nga Afganistani

Ushtria gjermane fillon zyrtarisht tërheqjen nga Afganistani

ATSH-DPA/ – Ushtria gjermane filloi sot zyrtarisht tërheqjen e saj nga Afganistani, duke i dhënë fund një dislokimi që zgjati gati 20 vjet.

“Misioni ynë në Afganistan ka mbaruar”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Berlin, duke konfirmuar deklaratat e mëparshme se kontigjenti prej pak më shumë se 1 000 trupash do të largohej pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për të tërhequr kontigjentin shumë më të madh të SHBA-së.

Misioni i NATO-s “Mbështetja e Vendosur”, të cilit Gjermania i kontribuoi kontigjentin e dytë më të madh, është planifikuar të largohet nga vendi më së voni deri në shtator.

Sipas informacioneve nga media gjermane, ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka urdhëruar forcat speciale të Gjermanisë KSK të ndihmojnë në mbulimin e tërheqjes, mes frikës se talebanët mund të përfitojnë nga numri në rënie i trupave.

Ushtria do të tërheqë më shumë se 100 automjete dhe helikopterë, plus një total prej rreth 800 kontejnerësh./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close