Saranda në mbrëmje, shëtitorja “Naim Frashëri” e transformuar pret sezonin turistik

ATSH/ Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një nga vendet më të bukura të Rivierës shqiptare, me shëtitoren e re “Naim Frashëri” që pritet të përfundojë në 15 maj ka marrë pamje të re.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga qyteti i Sarandës në mbrëmje, ku temperaturat e ngrohta kanë bërë që qytetarët të shijojnë shëtitjet pranë bregdetit jonian.

Shëtitorja “Naim Frashëri” kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.

Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit shton kuriozitetin e turistëve me historinë e tij mijëravjeçare.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close