Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Lungomare 2 drejt përfundimit për sezonin e ri turistik

ATSH/ Në Vlorë është drejt përfundimit projekti Lungomare 2, i cili këtë sezon turistik do ta bëjë edhe më të bukur qytetin bregdetar.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Lungomare 2, ndërsa thekson se këtë sezon turistik do të kemi një plazh publik me 5 yje.

Lungomare 2 në Vlorë drejt përfundimit për sezonin e ri turistik, me një plazh publik me 5 yje”, – shprehet Rama.

Në Vlorë po merr formë Lungomare 2 bashkë me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.

Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close