Muzeu i Përmetit, destinacion arkeologjik dhe kulturor

Muzeu i Përmetit, destinacion arkeologjik dhe kulturor

ATSH/ Muzeu vendor i Përmetit po i rikthehet qytetit si një pasuri e çmuar dhe unikale.

Bashkia e Përmetit bën të ditur se “nuk është mbushur ende një vit dhe në ambientet e brendshme, ku objektet ishin të shpërndara në mënyrë kaotike dhe të patrajtuara, janë krijuar pavijone si pavijoni i Arkeologjisë, pavijoni i Artizanatit, pavijoni i Luftës, pavijoni i Vëllezërve Frashëri, pavijoni i Odhise Paskalit”.

Objektet, që tashmë janë koleksione muzeale dinjitoze, u pastruan dhe u trajtuan për t’i kataloguar, prezantuar dhe ekspozuar denjësisht.

Muzeu do të jetë një destinacion i rëndësishëm arkeologjik dhe kulturor, me program dhe aktivitete që do t’i shërbejnë një audience të gjerë dhe të larmishme përfshirë të gjithë vizitorët e qytetit tonë, duke u bërë destinacioni më i sugjeruar nga të gjithë operatorët turistikë.

Muzeu i ri, pasuria e të gjithë qytetarëve fillon të funksionojë me një vizion të ri për të vazhduar me hapjen e pavijoneve të tjerë.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close