OBSH miraton vaksinën antiCOVID-19 të Moderna-s

OBSH miraton vaksinën antiCOVID-19 të Moderna-s

ATSH-AFP/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin urgjent për vaksinën kundër COVID-19 të Moderna-s, e pesta që përfiton një miratim të tillë nga agjencia shëndetësore e OKB-së.

Kjo vaksinë me ARN messager i shtohet listë në rritje të vaksinave të miratuara nga OBSH për një përdorim urgjent”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

OBSH-ja ka miratuar tashmë vaksinën e Pfizer-BioNTech, dy vaksina AstraZeneca të prodhuara në Indi dhe në Korenë e Jugut dhe atë të Johnson & Johnson, quajtur Janssen.

Një vendim pritet në të ardhmen, sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme, për dy vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac.

Kjo procedurë ndihmon vendet që nuk kanë mjete për të përcaktuar vetë efikasitetin dhe sigurinë e një medikamenti për të pasur sa më shpejt qasje në terapitë dhe do të mundësojë për sistemin Covax, të vendosur nga OBSH me partnerë (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin -Gavi- dhe Koalicioni për Inovacione në Gatishmërinë Epidemike) për të shpërndarë vaksinat antiCOVID-19 në veçanti në vendet e pafavorizuara, për të qenë në gjendje të posedojnë vaksina shtesë./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close