Stërvitja më e madhe ushtarake “Defender 21”, nga 4 maj deri më 9 qershor

ATSH/- Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në vendin tonë, në 7 baza të ndryshme.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se stërvitja “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

 

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close