Babai im,plaku im! *Poezi

Kthej kryet e të shoh
tek më vjen prapa
me hapat e tu që ngatërrohen
e më përcjell me zor
me sytë e tu që nuk mjaftohen
Si një fëmijë i vogël
kur mezi rri në këmbë.

Më ngjanë
sikur unë biri yt
kur bëja hapat e parë
të ndjekja e mezi të arrija
me shputat e vogla,ngadalë ngadalë
dhe trimërohesha se të kisha pranë
kisha një gjigant që do rrëzonte edhe një dragua
një mal që në shpatulla mbante familjen
dhe një fëmijë si mua.

Babai im,plaku im
po të mos kisha atëhere
do të isha një jetim
por edhe sot kur po plakem vet
e di një ditë
kur do mbetem,pa ty
gjithësesi jetim,plaku im.

Xhelil Arifi 2021-Gjilan

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close