105.375 persona të evidentuar me koranavirus që nga rastet e para në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close