ASK: Regjistrimi i ndërmarrjeve ekonomike me rritje për 2.54 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se janë regjistruar gjithsej 2 941 ndërmarrje.

Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2020) ka rritje për 2.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 27.26% të ndërmarrjeve të regjistruara.

“Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 804 ndërmarrje të regjistruara (27.33%); Prodhimi me 344 ndërmarrje të regjistruara (11.69%); Ndërtimtaria me 340 ndërmarrje të regjistruara (11.56%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Informacioni dhe komunikimi me 173 (5.88%), etj. Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 831 ndërmarrje të regjistruara (96.3 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 65 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 31 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 13 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm 1 ndërmarrje e regjistruar. Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 860 ndërmarrje të regjistruara (29.24%); Ferizaj me 258 ndërmarrje të regjistruara (8.77%); Prizreni me 236 ndërmarrje të regjistruara (8.02%); Gjilani me 156 ndërmarrje të regjistruara (5.3%); Peja me 148 ndërmarrje të regjistruara (5%); dhe Fushë Kosova me 125 ndërmarrje të regjistruara (4.2%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në njoftim.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close