Kollçaku: Rreth 5 mijë vaksina mbërrijnë të mërkurën

Fatmire Kollçaku, kryetarja e Komisionit parlamentar për shëndetësi, thotë se shifrat e fundit të rasteve me COVID-19 është një tregues i mirë se situata epidemiologjike në vend momentalisht është më e mirë.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka bërë të ditur se të mërkurën e ardhshme në vendin tonë do të arrijnë 5 mijë antiCOVID-19.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se shifrat e fundit të rasteve me COVID-19 është një tregues i mirë se situata epidemiologjike në vend momentalisht është më e mirë.

Postimi i plotë:

Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!

Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.

Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19.

Beteja vazhdon!

Ndryshe, Kosova deri më tash ka siguruar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë shpenzuar.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close