KE: Shqipëria në vendet e para për rimëkëmbje ekonomike

ATSH/ – Kriza e COVID-19 ka shkaktuar dëme të rënda në tërë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020, sipas një raporti të lëshuar nga Komisioni Europian për vendet kandidate në BE.

Aktiviteti ekonomik u frenua ndjeshëm nga masat kufizuese kundër koronavirusit të ri, që patën më shumë ndikim në T2 2020, ndërsa ekonomitë shfaqën shenja të rimëkëmbjes në gjysmën e dytë të vitit, kur u lehtësuan masat antiCOVID-19 dhe u rrit aktiviteti ekonomik me orientim eksportin.

Sipas raportit, Shqipëria zë vendin e dytë, pas Serbisë, si shteti “me vetëm një tkurrje prej 3,3 % të PBB-së, e ndihmuar nga përmirësimi i ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit”.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë u përmirësua nga viti në vit, e mbështetur nga efektet bazë, rimëkëmbja e konsumit privat, rritja më e fortë e investimeve dhe rritja e konsumit publik”, vuri në dukje KE në raport.

Sipas ekzekutivit të BE-së, rënia e eksporteve mbeti e theksuar vetëm për shkak të kufizimeve antiCOVID-19 në udhëtime./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close