Ekspertët: Britania e Madhe e ka kaluar periudhën pandemike

/ATSH-AA/ – Britania e Madhe e ka kaluar periudhën e pandemisë, tha kryeepidemiologu britanik në “King’s College” të Londrës, Tim Spector, për Sky News.

“Tani, ne kemi një nga normat më të ulëta në Europë. Gjatë javës së fundit, ato kanë rënë me rreth 10% dhe rreziku mesatar për dikë që të ketë COVID-19 simptomatik është me të vërtetë i ulët për momentin”, shtoi Spector.

“Duket se kemi kaluar periudhën pandemike dhe po kalojmë në atë që e quajmë periudha endemike, ku kemi nivele të ulëta të infeksionit dhe shpërthime të herëpashershme që nuk përhapen në pjesën tjetër të popullsisë dhe ku rreziku i përgjithshëm është i ulët”, sqaroi ai.

Të dhënat e lëshuara nga qeveria treguan se në të gjithë BM gjatë 24 orëve të fundit pati 2 381 raste pozitive të COVID-19, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në mbi 4,4 milionë.

Pati edhe 15 vdekje të tjera, që e çuan numrin e përgjithshëm të tyre në gjithsej 127 517.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close