Disa te dhana mbi Gegnishten

Prejardhja e fjalës GEG
Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegni dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët. Sipas Pashko Vasës, fjala gjigas, në greqisht do të thotë gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se fjala Gjigaj (Gjikaj) dhe Gegaj, – janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në shqip po ashtu edhe në greqisht.

Gegnishtja në vetvete ka 2 nëndialekte.
– Gegnishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakoves, në Kosove, në Maqedonin , në Dukagjin, në Malesi të Madhe (në të dy anet e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajes dhe të Ulqinit;

– Gegnishtja jugore shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit, të Durresit, të Tironës, të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perendimore, prej Dibre deri në Shkup e Kumanove. “Kufiri natyror” në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.Duke vazhduar më tej me ndarjen dialektore të dialektit gegë, vihen re grupe të mëdha të folmesh që kanë karakteristikat e mëposhtme:

1 Gegnishtja verilindore:
Grupet e vjetra kl,gl janë reduktuar në k,g: klumsht-kumsht, gluni-guni.
Emrat mashkullorë që mbarojnë me k,g,h kur shquhen marrin mbaresën-i: mik-miki, zog-zogi,krah-krahi.
Koha e pakryer formohet me mbaresën -shna (ardhshna) për vetën e parë dhe -ke (ijke) për vetën e tretë njëjës
(vrajke).

2 Gegnishtja veriperëndimore:
Grupet e vjetra kl,gl kanë dhënë përkatësisht kj,gj. klumsht-kjumsht, gluni-gjuni.
Grupi fsh është thjeshtuar në sh:kjofsha-kjosha.
Rrjedhorja e emrave femërorë njëjës të shquar del me -et: mish lopet.
Veta e parë shumës e foljeve, koha e kryer e thjeshtë, del me -me, kurse veta e tretë me -ne: dulme, dulne.

3 Gegnishtja qendrore:
Zanorja i e theksuar ka dhënë ej,aj,oj: shpi-shpaj.
Zanoren y, në këto të folme, e gjejmë i dhe e: gjymës-gjims: krypë-kripë
Bashkëtingëllorja g është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha

4 Gegnishtja e Shqipërisë së Mesme:
ka si veçori karakteristike përdorimin e përemrave pronorë:im,ime,tat,tate: çuni im, çunin tat, goca ime, gocën tate; forma të rasës vendore: n malt.

Gegë si klasifikim nënetnik
Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Veçanti të gegnishtes
Paskajorja
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegnishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegnishtes është gjithëpërfshirëse.

Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: “To Be or Not To Be” (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: “me kânë a mos ke kânë”). Ndërkaq, një përkthim i tipit “për të qenë apo për të mos qenë” nuk tingëllon shqip.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare
Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.

Fjalori i pasur
Gegnishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: me nirthtë, me (i) mejt (p.sh. Më ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicë), ani (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close