3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sipas “Reporterëve pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës Maria Pejcinovic-Buric dhe ministrja e Drejtësisë gjermane Kristina Lambrecht shprehën shqetësimin rreth sulmeve ndaj gazetarëve dhe kufizimeve të lirisë së shtypit në shumë pjesë të Europës, duke theksuar se liria e mediave është thelbësore në kohë krizash.

Në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, ato kujtuan se e drejta për lirinë e shprehjes është e parashikuar në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën e kanë të 47 shtetet anëtare të Këshillit të Europës, përfshirë 27 vendet anëtare.

“Në një demokraci, gazetarët luajnë një rol jetik në zbulimin e së vërtetës dhe mbajtjen përgjegjëse të autoriteteve. Detyra e tyre është të sigurojnë që qytetarët të marrin informacion të saktë dhe të besueshëm në kohën e duhur, i cili është edhe më i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë COVID-19”, thuhet në deklaratë.

U vlerësua që media duhet të jetë e lirë të studiojë në detaje dhe të kritikojë reagimin e qeverisë ndaj krizës, megjithatë, siç konfirmohet nga raporti i fundit i organizatave të shoqërisë civile që bashkëpunojnë me Këshillin e Europës, shumë gazetarë në të vërtetë përballen me pengesa në rritje për të përmbushur këtë rol të rëndësishëm gjatë pandemisë.

“Për fat të keq, ne gjithashtu jemi dëshmitarë të një numri në rritje sulmesh dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve që raportojnë nga protesta, gjë që është e papranueshme. Tani është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe të sigurt,” thuhet më tej në deklaratë.

Promovimi i lirisë së shprehjes në të gjithë Europën është një qëllim kryesor i Këshillit të Europës, shtohet në deklaratë, duke theksuar se së bashku me daljen graduale nga pandemia, të gjitha qeveritë duhet të punojnë së bashku për të forcuar lirinë e shprehjes.

3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e cila shërben për t’ua rikujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Sipas “Reporterëve pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë një konferencë për media dhe një tryezë diskutimi.

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si kujtues se si do të dukej një ditë pa media.

3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close