Krerët e lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

Krerët më të lartë të komandës ushtarake amerikane për Evropën dhe Komandanti Suprem i NATO-s po qëndrojnë në Shqipëri për t’i nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri të hënën ka zbarkuar Gjenerali Tod Wolters, komandanti i komandës evropiane të Amerikës, njëherësh komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali Jeffrey Harrigian, që komandon forcat ajrore amerikane për Evropë dhe Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të tre gjeneralët amerikanë me katër yje, kanë ardhur në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes së koduar me emrin DefenderEurope 21, që është njëherësh stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, rreth 28,000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera anëtare të NATO-s, do të kryejnë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit.

Pjesëmarrëse dhe njëkohësisht nikoqire e kësaj manovre, që ka për qëllim përgjigjen e shpejtë dhe të koordinuar ndaj një situate krize, është edhe Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Manovra e NATO-s “Defender 21” ndodh në kohën kur marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë të tensionuara.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close