Ministrja Nagavci: Debati për testimin e mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklarimeve të SBASHK-ut se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur artificial dhe të pabazë debatin për këtë çështje.

“Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë”, tha Nagavci.

Ministrja theksoi se është e hapur për bashkëpunim dhe komunikim me të gjitha palët me interes, duke përfshirë këtu edhe SBASHK-un.

“Mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd”.

Ajo ndër të tjera bëri edhe një falënderim për të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, administruesit, si dhe përfaqësues të DKA-ve për punën dhe përkushtimin gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close