Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

5 Maj 1821- Vdes Napoleon Bonaparti.

Më 5 maj 1821, ish-sunduesi i Francës, Napoleon Bonaparte, që më parë kishte ngritur perandorinë e tij pothuajse përreth gjithë Europës, vdiq si një i burgosur i Britanisë, në ishullin e largët Saint Helena, në jug të oqeanit Atlantik.
I lindur në ishullin e Korsikës, njëri prej strategëve ushtarak më të mëdhenj të historisë, ai u ngjit shpejt në rangjet e Ushtrisë Revolucionare Franceze gjatë fundit të 1790-s.
Ai mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804.
Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close