Varhelyi: Dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, në qershor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se deri para stinës së verës do të vaksinojnë personat e rrezikuar në vend.

Duke i quajtur shpresëdhënëse vaksinat Pfizer të dhuruara dje nga BE, Kurti në një konferencë për medie me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, ka thënë se procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Komisionari Oliver Varhelyi ka thënë se dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer në Kosovë do të vijë në qershor.

Pas vizitës në sallën “ 1 tetori”, ku pa nga afër procesin e vaksinimit, Varhelyi tha se Bashkimi Evropian brengoset për Kosovën dhe se vaksinat e djeshme janë vetëm dërgesa e parë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close