Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Ministrja Haxhiu flet se si do të bëhet konfiskimi i pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ideja fillestare është të krijohet një mekanizëm i veçantë i cili e vlerëson pasurinë dhe në rast se vërtetohet se pasuria nuk është krijuar në rrugë ligjore atëherë procedohet në gjykatë.

“Ende jemi në fillesa të diskutimeve. Ajo që dihet me siguri është që barra e provës do të vendoset tek personi i dyshuar dhe po ashtu ideja fillestare është që të themelohet një mekanizëm i veçantë i cili do të ketë për detyrë vlerësimin e pasurisë dhe në rastet e vërtetimit se pasuria nuk është krijuar nga të ardhurat e ligjshme e procedon lëndën në gjykatë”, ka thënë ajo për KlanKosova.

Ministrja Haxhiu ka thënë poashtu se grupi punues për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë do të formohet sot.

Haxhiu poashtu ka folur edhe për procesin e Vettingut, e që sipas saj synimet janë që ky proces të nis me nivelet e larta hierarkike të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Synimet tona janë që të nisim me nivelet e larta hierarkike dhe të vazhdohet tek nivelet më të ulëta të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Grupi punues do ta përcaktojë nëse duhet të verifikohet edhe stafi mbështetës i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close