Varhelyi: Pandemia përfundon pasi të vaksinohemi të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Komisionarin e lartë të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë.

Komisionari Varhelyi ka thënë se është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.

“Ditë e mrekullueshme për Kosovën. Ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por ja ku janë”, ka thënë ai.

Varhelyi ka thënë se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, dërgesa e radhës do të arrijë në Kosovë në muajin qershor, dhe me këto doza do të mund të vaksinohet i gjithë stafi shëndetësor.

“Pandemia do të përfundojë vetëm pasi të gjithë të jemi vaksinuar”, ka thënë mes tjerash ai.

Kurti, ndërkaq, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për sigurim të më shumë vaksinave kundër këtij virusi.

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të poullsisë. Ne synojmë që të vaksinojmë grupet e rrezikuara para verës dhe të vazhdojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, ka thënë Kurti të mërkurën nga Salla 1 Tetori, ku nga rinisur procesi i imunimizimit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.
Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close