Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është tejzgjatur për një kohë të gjatë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi është tejzgjatur për një kohë të gjatë duke mos iu dhënë rëndësia e duhur.

Rama këtë e deklaroi këtë të enjte në Konferencën Vjetore “State of the Union” në Firencë të Italisë.

Ai thekson se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në këtë çështje është shumë e rëndësishme.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të ecur para që biem dakord për të mos rënë dakord, në periudhë të menjëhershme të punojmë, na duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Schengen ku liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit kapitali e shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet”.

“Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferës edhe më dashamirëse, besoj që është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi që është tej zgjatur në një kohë të gjatë, është jokorrekte në të dyja vendet. Është lënë në një nivel të ulët në vend që të vihet në krye. Përfshirja e Francës dhe Gjermanisë me gjithë të tjerët do të jetë shumë e rëndësishme se unë nuk shoh që palët do ta bëjnë këtë më vete”, tha Rama, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close