BQE: Rimëkëmbje ekonomike graduale falë vaksinave antiCOVID-19

ATSH-ANSA/ – Përparimi i fushatave të vaksinimit në Europë pritet të hedhë bazat për një rimëkëmbje në aktivitetin ekonomik gjatë 2021, megjithëse do të jetë e nevojshme kohë për një rimëkëmbje të plotë, në një kontekst që mbetet shumë i pasigurt, sipas buletinit të fundit ekonomik të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

“Koha e lehtësimit të masave të kontrollit nuk është ende e qartë dhe zhvillimet e mëtejshme të pafavorshme që lidhen me pandeminë nuk mund të përjashtohen”, tha BQE.

“Për më tepër, rreziqet mbeten për kushtet e financimit në një spektër më të gjerë”, shtoi institucioni.

Në këtë skenar, banka rikonfirmon qëndrimin “shumë akomodues” të politikës monetare, pret që blerjet e PEPP në tremujorin aktual “të vazhdojnë me një ritëm dukshëm më të lartë se në muajt e parë të këtij viti” dhe është e gatshme “të adaptojë të gjitha instrumentet e saj, kur është e përshtatshme, për të siguruar që inflacioni të konvergojë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të ndjekur, në përputhje me angazhimin për simetri”./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close