Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës fiton çmimin Evropiani i Vitit 2021

Për të gjashtin vit me radhë, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është votuar më së shumti për çmimin Evropiani i Vitit 2021. Ky çmim ndahet nga zyra e BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë dhe ndahet çdo vit për individë apo organizata të caktuara të cilat kanë shenuar arritje në fusha të ndryshme dhe me këtë janë bërë shembull i mirë për shoqërinë dhe vlerat evropiane.

Në ceremoninë e mbajtur në hapësirat e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Kryetarit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, profesor Armend Shabanit çmimi iu dha nga Ambasadori Tomáš Szunyog, udhëheqës i zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së dhe nga zëvendëskryeminitri i Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi.

Të pranishëm ishin edhe të nominuarit e tjerë: Arlinda Murtezi, Anti SLAPP Group, Blerta Basholli dhe DJ Regard dhe ish-fituesit e mëparshëm: profesori Lul Raka dhe Jeton Neziraj.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,
Prishtinë, më 7.05.2021

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close