Kurti:Qeveria nuk mund të kërkoj garanci për lirimin me kusht ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij nuk mund të kërkoj garanci për lirimin me kusht ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, pasi siç thotë ai “shteti nuk është duke u gjykuar”.

Kurti, ka thënë se para se të nisë takimet me palën serbe në kuadër të dialogut, duhet të ketë dialog të brendshëm me partitë opozitare, raporton EO.

“Gjatë muajit maj do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare për t’u konsultuar rreth procesit te dialogut”.

“Qeveria e ka për obligim padinë ndaj Serbisë, derisa tha se është kryer gjenocid ndaj Kosovës”.

“Ne kemi filluar punën për përgatitje e padisë dhe do të ju njoftojmë kur do t’i kemi të qarta afatet sepse janë përgatitje gjigante dhe lidhen me Institutin e Krimeve të Luftës, qeveria e ka për obligim padinë”.

“Do të ketë një dark pune te Borell me 18 maj dhe takimi i 11 majit nuk mbahet, ndërsa sa i përket temave të diskutimit ato mund të vinë në shprehje vetëm kur pajtohen të dy palët”.

“Ajo ka qenë lloj frikësimi, Gjykata Speciale e kemi ditë se një këmbë e ka jashtë e një brenda, nuk mund të kërkoj unë garanci nga Kroacia sepse është proces ligjor dhe nuk është shteti në gjyq”.

“Ne muajin maj nuk pritet takim, dhe ne insistojnë qe Kosova te jetë palë dhe jo teme, dhe nuk e di datën por gjatë muajit maj do t’i zhvillojë takimet me kryetarët e partive opozitare”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close