OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac.

Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së.

Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera.

Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë miratuar tashmë vaksinën kineze.

Por, miratimi nga OBSH-ja do të thotë se vaksina mund të përdoret edhe në programin global Covax, i cili synon të sigurojë rreth dy miliardë vaksina për vendet në zhvillim.

Deri më tash, Covax ka shpërndarë rreth 50 milionë doza vaksinash – 24,000 prej tyre (AstraZeneca) edhe në Kosovë.

Një nga avantazhet kryesore të vaksinës Sinovac është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 – 8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze AztraZeneca.

Për krahasim, vaksina e prodhuesit amerikan Pfizer dhe atij gjerman BioNTech duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius.

Testimet e vaksinës Sinovac në Brazil kanë treguar se efikasiteti i saj është 50.4 për qind – pak mbi pragun 50%, që është i nevojshëm për miratim nga OBSH-ja.

Testimet e tjera në Turqi dhe Indonezi, megjithatë, kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close