7 Maj 1945 – Gjermanët nënshkruajnë kapitullimin përballë aleatëve

Dokumenti i parë i dorëzimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, nënshkruhet në qytetin e Reimsit në Francë më 7 maj 1945, ndërsa teksti përfundimtar u nënshkrua në Karlshorst, në rrehinat e Berlinit mbrëmjen e 8 majit 1945 nga përfaqësuesit e Vehrmahtit gjerman, forcave aleate perëndimore, dhe komandës së lartë të Ushtrisë së Kuqe.

Përfaqësuesit e tre Fuqive Aleate; Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Mbretërisë u angazhuan që në vitin 1944, për të përgatitur një tekst dorëzimi të dakordësuar. Në janarin e vitit 1944, grupi i punës propozoi që kapitullimi i Gjermanisë të regjistrohej në një dokument të vetëm të dorëzimit të pakushtëzuar.

Konferenca e Jaltës në shkurt të vitit 1945, çoi në një zhvillim të mëtejshëm të kushteve të dorëzimit, ku u ra dakord që administrimi i Gjermanisë së pasluftës, të kryhet në katër zona të pushtimit të Britanisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Përveç kësaj, u ra dakord mbi një klauzolë, sipas së cilës përfaqësuesit aleatë “do të ndërmarrin hapa të tillë, duke përfshirë çarmatimin e plotë, demilitarizimin dhe copëtimin e Gjermanisë, siç e konsiderojnë të nevojshme për paqen dhe sigurinë e ardhshme”.

Me vdekjen e Hitlerit më 30 prill, ushtritë gjermane mbetën në zona të veçanta në La Rochelle, St Nazaire, Lorient, Dunkirk në Francë; ishujt grekë të Kretës, Rodosit dhe Dodekanezit; Norvegjisë jugore; Danimarkës; Holandës Perëndimore; Kroacisë veriore; Italisë veriore; Austrisë; Bohemisë dhe Moravisë; gadishullit Kurland në Letoni; gadishullit Hela në Poloni dhe në Hamburg.

Komandantët ushtarakë gjermanë në Itali, kishin nisur negociatat sekrete për një dorëzim të pjesshëm; akt që u nënshkrua më Kazerta më 29 prill, dhe hyri në fuqi më 2 maj 1945. Ndërkohë, forcat gjermane në Gjermaninë Veriperëndimore, Holandë, Danimarkë dhe Shlezvig-Holshtajn, nënshkruan një akt dorëzimi në Lyneburg, që hyri në fuqi më 5 maj. Po më 5 maj 1945, të gjitha forcat gjermane në Bavari dhe Jugperëndim të Gjermanisë nënshkruan një akt dorëzimi ndaj amerikanëve në Har në rrethinat jashtë Mynihut; e cili hyri në fuqi më 6 Maj.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close