Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështet iden e Kurtit për padi ndaj Serbisë

Në konferencën e djeshme për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” thekson se do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close