Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Shqipëri/24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19 në spitalin Infektiv

ATSH/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot lajm të bukur faktin që në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID-19.
Kreu i qeverisë u shpreh se që nga marsi i vitit të kaluar, këto ishin 24 orët e para që nuk u paraqit asnjë i sëmurë në spital.
“Lajmi i bukur. Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, – tha Rama.
Që prej fillimit të pandemisë në mars 2020 në vendin tonë janë shënuar 131,577 raste pozitive, 2408 kanë humbur jetën. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv janë kryer 572,226 vaksinime, ndërsa në vend kanë mbërritur më shumë se 748,400 doza vaksine.
Shqipëria ndodhet në një situatë të qëndrueshme dhe të kontrolluar të pandemisë COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close