“Albania Open” çel sezonin turistik në Vlorë

“Albania Open” çel sezonin turistik në Vlorë

ATSH/ Në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur këtë fundjavë edicioni i 22-të i Albania Open, garës ndërkombëtare të aeronautikës, i cili shënon prej disa vitesh edhe çeljen e sezonit turistik.

Organizatori i këtij aktiviteti të sporteve ajrore, Alket Islami, tha sot për ATSH-në se ky është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Vlorë gjithmonë me ardhjen e pranverës dhe me këtë event hapet edhe sezoni turistik.

“Këtë vit në garë janë mbi 75 pilotë, që është një numër shumë i madh dhe kjo kuptohet në pozicionimin e pilotëve. Jo të gjithë ngjiten lart në fluturim, presin radhën. Sa më shumë pilotë ka në vendin e uljes kjo tregon që aq më shumë pjesëmarrës ka. Risi në këtë edicion është ekipi francez që është me 10 persona”, theksoi Islami.

Sipas tij, gara në kompeticion është e fortë deri tani në nivel teknik.

“Sot në mbrëmje do të shpallen edhe fituesit e këtij aktiviteti, ku do të jepet çmimi i fituesit të “Albania Open”, “Golden Lady” për piloten më të mirë femër si dhe “Ekipi më i miri””, – tha Islami.

Ky aktivitet për 22 vite me radhë është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku promovohet edhe riviera e mrekullueshme e vendit tonë.

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close