Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Komisioni për shkarkimin e Metës/Presidenca: Synon të shpërqëndrojë fokusin, të zbardhen krimet zgjedhore

ATSH/-Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi reagoi pasi Komisioni Hetimor zhvilloi sot mbledhjen e parë “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”.

Në reagim, Blushi thekson se “procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar.Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit”.

“Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve. Të gjithë jemi dëshmitarë se: Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv; Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë; Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale; Emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar; Lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve; Kontratat e Koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor; Fondet e ri-mbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve”,- deklaron Blushi.

“Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi. Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar”,-vijon Blushi.

“Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi. Drejtësia duhet të funksionojë tani! Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje”,- përfundon zëdhënësi i Kreut të Shtetit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close