Papa mbështet një heqje të përkohshme të patentave mbi vaksinat

ATSH-AFP/ – Papa Françesku mbështeti sot propozimin për heqjen e patentës mbi vaksinat kundër COVID-19, në kuadër të përshpejtimit të shpërndarjes së vaksinave për vendet e varfëra, në një mesazh video në koncertin “Vax Live”.

Papa argjentinas dënoi nacionalizmin e ngushtë që pengon ndërkombëtarizimin e vaksinave, dhepërmendi një fryme drejtësie e cila na mobilizon për të siguruar aksesin universal ndaj vaksinave dhe pezullimin e përkohshëm të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ai dënoi gjithashtu virusin e individualizmit që na bën indiferent për vuajtjet e të tjerëve.

“Një variant i këtij virusi është nacionalizmi i ngushtë i cili pengon një ndërkombëtarizëm të vaksinave”, theksoi ai.

“Një variant tjetër konsiston në vendosjen e ligjeve të tregut ose pronës intelektuale mbi ligjet e shëndetit të njerëzimit”, shtoi ai.

Administrata e Biden u shpreh në mbështetje të heqjes së mbrojtjes së pronës intelektuale për vaksinat COVID-19, në mënyrë që të përshpejtohet prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën.

Princi Harry dhe Jennifer Lopez bëjnë pjesë në yjet që janë shfaqur në koncertin e “Vax Live”, duke kërkuar një përshpejtim dhe një zgjerim të fushatave të vaksinimit kundër COVID-19.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close