Muzika si ”armë” ndaj autizmit

ATSH/ – Lockdown, vetmi, por edhe larmi.

Por, mbi të gjitha përfshirje.

”Mesazhe të forta që, përmes muzikës, arrijnë drejt në zemër”, shkruan faqja e internetit ”il Giornale”.

Cristian Faro, këngëtar dhe kompozitor napolitan, për vite me radhë me këngët e tij në fakt është në krye të procesit social dhe veçanërisht në procesin e lodhshëm të ndërgjegjësimit mbi autizmin.

“Kënga dëshiron të hedhë një dritë në botën e autizmit. Të gjithë duhet të kemi të njëjtat të drejta dhe detyra. Kur takova atë fëmijë, fillova të lexoj mbi këtë temë dhe gradualisht u bëra i pasionuar dhe kuptova se sa duhet akoma për të prishur murin e paragjykimeve dhe për t’u garantuar pacientëve dhe familjeve rrugët e ndihmës adekuate”, shpjegon Faro.

Pra, muzika si terapi dhe mjet komunikimi?

”Kam kuptuar që prindërit e fëmijëve dhe adoleshentëve autikë lihen të mbajnë veten dhe mbështeten vetëm nga shoqata jofitimprurëse sepse sëmundja nuk konsiderohet si një aftësi e ndryshme”, thotë ai.

”Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’i ndihmoj ata përmes muzikës sime: është një gjuhë universale dhe sot është më e përdorshme. Kështu që pyeta veten: çfarë mund të bëj për t’u dhënë një zë atyre që jetojnë në hije? Kështu lindi kënga, në mënyrë që ata që vuajnë nga autizmi dhe familjet e tyre të mos ndihen më vetëm”, theksoi Fa

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close