Presidentja Osmani kujton Ilir Konushevcin: Ai dhe liria janë një

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 23 vjetorin e rënies së tij.

Osmani ka thënë se që nga vitet e 90-ta, Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.

“Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Që nga vitet e 90-ta, Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.
Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim.
Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!
Ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilirin!

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close