Kurti bën homazhe  te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Kurti bën homazhe te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka bërë homazhe te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka vizituar edhe familjen Dehari, pasi djali i tyre Arbnori kishte ditëlindjen, ai vdiq në rrethana ende të pasqaruara.

“Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë”.

“Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbnorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbnori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbnorit dhe Astritit!”, ka shkruar Kurti.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close