Skocia drejt një referendumi të ri për pavarësinë

Skocia drejt një referendumi të ri për pavarësinë

ATSH-DPA/ – Partia Kombëtare Skoceze (SNP), që favorizon pavarësinë e Skocisë, deklaroi dje fitoren në zgjedhjet për parlamentin rajonal, edhe pse ende nuk është dhënë numri përfundimtar i vendeve, duke e bërë më të mundshme perspektivën e një referendumi të dytë për ndarjen nga Britania e Madhe.

Nicola Sturgeon, liderja e SNP, ka thënë se ajo do ta nxisë më tej një referendum të dytë mbi pavarësinë skoceze nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, nëse partia e saj fiton shumicën në parlament dhe “kur të jetë koha e duhur”.

Sidoqoftë, edhe nëse SNP nuk i fiton 65 vendet e nevojshme për një fitore të drejtpërdrejtë, ekziston një gjasë e madhe që një shumicë pro pavarësisë të mund të arrihet me mbështetjen e të Gjelbërve.

Partitë e tjera të mëdha, që garojnë në zgjedhjet që u mbajtën të enjten përfshijnë Konservatorët, Partinë e Punës dhe Liberaldemokratët, të cilët janë të gjithë kundër pavarësisë skoceze.

Situata tashmë po nxit tensione me Londrën, me kryeministrin britanik Boris Johnson që refuzon një referendum të tillë si “të papërgjegjshëm dhe të pamatur” në komentet për “Daily Telegraph”.

Pikëpamja e përgjithshme ligjore është se qeveria në Londër duhet të miratojë një referendum mbi shkëputjen e Skocisë nga BM.

Skocia më parë mbajti një referendum mbi pavarësinë në 2014, kur 55 % e skocezëve votuan të mbeteshin pjesë e unionit britanik, ndërsa 45 % votuan kundër.

Megjithatë, Sturgeon thekson se Brexit, të cilin skocezët e refuzuan, ka ndryshuar situatën.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close