RKI: Vala e infeksionit po bie në Gjermani

ATS-DPA/ – Vala e re e infeksioneve të COVID-19, që shqetëson autoritetet gjermane që nga nëntori, duket se po ulet me nivelin tregues të incidencës shtatëditore në rënie prej dy javësh.

Sipas Institutit zyrtar për kontrollin e sëmundjes Robert Koch (RKI), numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë, i raportuar brenda shtatë ditësh, ishte 118,6 në të gjithë vendin sot në mëngjes, nga 121,5 e një dite më parë dhe 146,5 e javës së mëparshme.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan 12 656 infeksione të reja COVID-19 në RKI brenda një dite, sipas shifrave nga e diela në mëngjes, e krahasuar me 16 290 një javë më parë.

Sipas të dhënave, 127 vdekje të reja janë regjistruar në të gjithë vendin brenda 24 orëve. Një javë më parë, kishte pasur 110 vdekje.

Që nga fillimi i pandemisë, RKI ka numëruar gjithsej 3 520 329 infeksione të provuara COVID-19.

Numri i të shëruarve është rreth 3 159 200, kurse i të vdekurve u rrit në 84 775.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close