Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashihet që të lejohet aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.

“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.

Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime.

Më 9 maj në Spanjë përfundoi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.

Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bie në Shtetet e Bashkuara, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 njerëz nga sëmundja COVID-19.

Por një studim i Universitetit të Uashingtonitvlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është më shumë se 900.000.

Këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për pandeminë, Anthony Fauci, tha më 9 maj se ai “nuk ka dyshim” se ka pasur një nënvlerësim të rasteve fatale.

I njëjti studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi se COVID-19 ka shkaktuar rreth 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve globale./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close