Fauci: Vdekshmëria nga coronavirusi është nënvlerësuar në SHBA

ATSH-AFP/ – COVID-19, që ka shkaktuar zyrtarisht vdekjen e 581 000 personave që nga fillimi i vitit 2020 në SHBA, ka vrarë padyshim shumë më tepër në vendin më të prekur në botë nga pandemia, vlerësoi këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

I pyetur në lidhje me një studim të ri të botuar këtë javë nga Universiteti i Uashingtonit, që vlerëson se numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA është më shumë se 900 000, dr. Fauci nuk shkoi deri aty sa t’i vërtetonte këto të dhëna.

“Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë, që në fillim, se një nënvlerësim i vdekshmërisë është shumë i mundshëm”, tha ai për kanalin NBC.

“Ky model evokon një numër të konsiderueshëm vdekjesh, 900 000, që e vë nënvlerësimin pak më të lartë nga sa do të kisha menduar, por nganjëherë modelet janë korrekte, nganjëherë ca më pak”, shtoi Fauci.

“Por unë mendoj se nuk ka dyshim se ne kemi nënvlerësuar dhe jemi ende duke nënvlerësuar vdekshmërinë”, pranoi kryeepidemiologu amerikan, duke cituar një pandemi “historike” për të justifikuar vështirësinë e një numërimi të saktë.

SHBA, me më shumë se 32 milionë raste dhe 581 000 vdekje të regjistruara zyrtarisht, është vendi me shifrat më të rënda COVID-19 në terma absolutë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close