Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 20-26 gradë Celsius.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë këshilluar që prej orës 9-17 të mos i ekspozoheni rrezeve të diellit direkt.

Ndërsa sipas IHMK nga dita e mërkurë do të ketë reshje shiu shkarkime rrufesh.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit. Kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike. Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close