Vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësor, numri i të vaksinuarve 29 mijë

Në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë në sallën “1 Tetori” po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor me vaksinën Pfizer kundër COVID-19. Vetëm sot mbi 200 persona nga personeli shëndetësor janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se sot janë vaksinuar 200 persona nga personeli shëndetësore në këtë qendër, duke dërguar numrin total të të vaksinuarave në rreth 29 mijë.

Bardhi: Nga 29 marsi u vaksinuar rreth 29 mijë persona

“Sot jemi në ditën e 7 me radhë nga 5 maj e tutje mbi procesin e vaksinimit në sallën “1 tetori” aktualisht për ditën e sodit deri në këto qaste që ne po flasim kemi mbi 200 te vaksinuar edhe sot kemi vazhduar po ashtu me personelin shëndetësore ndërsa nëse i referohemi statistikave totale deri me sot kemi kaluar 4mije doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën 1 tetori, ndërsa në numrin total në nivel vendi nga dita e parë e vaksinimit 29 marsit e sot kemi aktualisht rreth 29 mijë të vaksinuar”, tha ai

4 mijë doza Pfizer/BioNTech donacion i BE-së arritën javën e kaluar në Kosovë, gjithashtu dje në Kosovë arritën mbi 3 mijë e 500 doza po të njëjtës vaksinë.

Nga 29 marsi deri më sot në Kosovë janë vaksinuar rreth 29 mijë persona.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close